Pandemia e Covid-19 uli ndjeshëm shtrimet në spitale në vitin 2020 dhe 2021, por në dy vitet e fundit shifrat janë rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në 2023-in ka pasur rreth 308 mijë pacientë të shtruar, gati 11% më shumë sesa në vitin 2022.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pritur numrin më të lartë të shtrimeve. Por ndryshe nga një vit më parë, pacientët kanë qëndruar më pak në spital.

Mesatarja e ditë qëndrimit mesatar për vitin 2023 është 3.8 ditë, ndërsa në vitin 2022 ishte 4 ditë.

Ajo që bie në sy është se vitin e kaluar vizitat ambulatore në spitalet universitare ranë, duke bërë që fluksi të mos fokusohet vetëm aty por të shpërndahet në spitalet rajonale, ku numri i tyre është rritur.

Sa i përket kontrolleve në qendrat shëndetësore, për vitin e shkuar janë shtuar me 3%, duke shkuar në 7,342,096 vizita.

Shumica janë në zonat urbane, por rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2022 e kanë pësuar vizitat në zonat rurale me rreth 6%.

Tv Klan