25 misione arkeologjike do të realizojë në terren Instituti i Arkeologjisë gjatë këtij viti nga veri në jug. Një prej zonave shumë bujare me materiale arkeologjike është Shkodra, gjetjet e të cilave janë shumë të rëndësishme për të hedhur dritë mbi kulturën e lashtë Ilire.

Edhe Juglindja është e pasur me material arkeologjik, kryesisht Korça dhe Pogradeci ku do të vazhdojnë ekspeditat arkeologjike.  

Nëse mendoni se në site të njohura si Apolonia, Finiqi apo Butrinti i gjithë materiali arkeologjik ka dalë në dritë, gaboheni. Për të thelluar akoma më shumë studimet mbi këto qytetërime dikur shumë të rëndësishme, edhe aty do këtë kërkime të tjera arkeologjike.

Ndërkohë, Kreu i Institutit të Arkeologjisë, Adem Bunguri thotë se kalimi i Institutit në Akademinë e Shkencave nuk do të pengojë zhvillimin e projekteve që ishin miraturar atëherë kur instituti ishte jashtë çatisë së akademisë.

Tv Klan