Fituesi i X Factor Albania u ngjit sërish në skenën e Tv Klan, por këtë herë përballë një tjetër publiku, atij të Piter Pan.

Këngëtari u përball me pyetjet e talenteve të vegjël, të cilët donin të dinin mes të tjerash se përse e fitoi X Factor-in.

“Pse e kam fituar? Arsyeja kryesore që fitova X Factor, ishte sepse kam punuar me orë të tëra. Kështu duhet të punoni edhe ju nëse doni të arrini diçka. Me orë të tëra”, tha Alis./tvklan.al