Tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha u lanë në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ata kishin kërkuar zbutje të masës së sigurisë. Ish-zyrtarët po hetohen më kuadër të dosjes 5D dhe dyshohen si të përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Apeli nuk ndryshoi masat edhe për dy persona të tjerë të hetuar në masa më të lira.

Tv Klan