Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, po vijon me ritme të shpejta, pasi afro 70% e punimeve fizike dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti kanë përfunduar. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e Hekurudhës, Ergys Verdho ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

Është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një projekt i nisur prej kohësh me një vonesë të konsiderueshme përsa i përket pjesës së aprovimit të financimit. Megjithatë të gjitha këto janë kapërcyer dhe sot kemi një kantier me ecuri të kënaqshme. Kemi 70% e volumit të punëve të kryera, në ndërkohë që 90% e volumit të veprave të artit të përfunduar. Çfarë është më e rëndësishme që duhet thënë, hekurudha është një nga mjetet e transportit alternativ.”

Balluku u ndal më tej edhe tek dy projekte të tjera të rëndësishme, të sektorit hekurudhor, siç është Vorë-Hani i Hotit apo edhe projekti i Korridorit të VIII, projekte që mbështetjen edhe nga Bashkimit Europian.

“Kemi të aprovuar paketën për ndërtimin e hekurudhës së rehabilitimit siç quhet të hekurudhës nga Vora në Han të Hotit duke krijuar kështu dy traktet e para pra Tiranë-Aeroport, Aeroport-Durrës dhe me kthim dhe pastaj Vorë-Hani i Hotit dhe sigurisht me kthim. Kemi vazhduar aplikimet sa i takon Korridorit të VIII që është një pjesë e rëndësishme e hekurudhës shqiptare.”

Nga stacioni i Tiranës deri në aeroportin “Nënë Tereza” parashikohet që koha e udhëtimit të jetë 12 minuta, me 3 stacione, ndërkohë që Tiranë-Durrës përllogaritet në 22 minuta, me 8 stacione.

Klan News