Ndonëse nuk kanë shumë muaj bashkë producenti i njohur muzikor i ka qëllimet e qarta kur bëhet fjalë për romancën me këngëtaren e njohur Selena Gomez. I ftuar në emisionin “The Howard Stern Show” Blanco u shpreh se është gati ta çojë marrëdhënien e tij në një nivel tjetër.

Gjatë intervistës ai u shpreh se ka dëshirë të krijojë familje me artisten e njohur.

Blanco zbuloi se diskutimet për krijimin e një familjeje janë se diskutimet për krijimin e një familjeje janë pjesë e rregullt e bisedave të tyre të përditshme. Ai pranoi se të menduarit e një të ardhme me Gomez e përmbush atë si njeri dhe i sjell mjaft gëzim.

Marrëdhënia e tyre, e cila është mbajtur relativisht private u bë publike në dhjetor të vitit 2023. Dyshja janë njohur prej vitesh, pasi kanë bashkëpunuar me J.Balvin në këngën e vitit 2019, “I Can’t Get Enough”.

Klan News