Kur të gjithë prisnin që marrëdhënia mes Harry Styles dhe Taylor Russell të bëhej edhe më serioze ndodhi ajo që nuk pritej.

Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se këngëtari i ka dhënë fund romancës me aktoren kanadeze. Mësohet se pas udhëtimit në Japoni ata kanë pasur një problem në marrëdhënien e tyre që mesa duket ka rezultuar i pakapërcyeshëm.

Fansat  kishin aluduar se çifti mund të ishin duke kaluar një krizë kur në fillim të këtij muaji, Harry nuk e shoqëroi aktoren në eventin e Met Gala. Ylli i popit dihet se është i apasionuar pas modës, kështu që fakti që ai nuk doli në tapetin e kuq u interpreua si një shenjë se marrëdhënia mes çiftit nuk është mirë.

Lidhja e tyre u zbulua marsin e vitit të kaluar. Taylor ndoqi koncertet e Harryit në Vjenë muaj më vonë nga zona VIP duke konfirmuar në këtë mënyrë thashethemet.

Klan News