Dashi-Saturni, Jupiteri, Mërkuri dhe Venusi po thurin një marrëdhënie pozitive për shenjën tuaj duke rregulluar më shumë se një aspekt të jetës. Familja në mënyrë specifike është në krye të mendimeve dhe ju jep ekuilibër të jashtëzakonshëm emocional dhe shpirtëror.

Demi-Mërkuri, planeti i vëmendjes te Binjakët, ju bën të zgjuar dhe shumë kurioz për gjithçka që ndodh rreth. Ky planet është miku juaj besnik i kësaj gjysme të dytë maji. Një gëzim i papritur ju pushton, ju bën të buzëqeshni vazhdimisht.

Binjakët-Këtë javë e keni patur shumë të vështirë të komunikoni me partnerin lidhur me një çështje që ju shqetëson. Në fakt, jeni ndjerë disi të pasigurt për veten tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për një fillim të ri, kini besim.

Gaforrja-Do të jetë në ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Do t’i shprehni ndjenjat njëri-tjetrit dhe do të filloni të ndërtoni jetën së bashku. Në lidhje me shpenzimet do të tregoheni të pakujdesshëm. Bëni kujdes.

Luani-Duhet të ndryshoni sjellje dhe të bëheni gati të takoni shumë njerëz ditët në vijim. Lëvizja e Diellit drejt shenjës suaj do ju ndihmojë të bëni edhe miqësi të reja.

Virgjëresha-Jeni gati të nisni kohën më të rëndësishme të vitit sa i përket karrierës suaj. Ngrihuni dhe siguroni që fjala juaj të dëgjohet.

Peshorja-Shpesh e gjeni veten të përfshirë në situata konfuze dhe të bllokuar. Sot do të zgjidhet kjo situatë dhe do të dilni nga errësira. Mund të merrni një ftesë për një udhëtim. Mos e refuzoni.

Akrepi-Nëse prisni që dikush të përmbushë nevojat tuaja mund t’ju duhet të prisni një kohë shumë të gjatë. Ndërmerrni hapat e duhur për të përmbushur veten. Nëse nuk e bëni, do të jeni komplet të varur, ç’ka nuk ju shkon për shtat.

Shigjetari-Mos kini frikë për t’u përballuar me një situatë në dukje stresuese. Kini kurajë dhe qëndroni me këmbë në tokë. Jini bujarë në propozimin e zgjidhjeve të duhura. Ju keni zgjuarsinë dhe karakterin për të ecur përpara.

Bricjapi-Do të ndiheni të lodhur dhe do të hasni në vonesa. Bëni mirë që t’i shtyni për një moment të dytë projektet e verës në çift. Edhe në punë do të përballeni me disa pengesa.

Ujori-Një intuitë e vazhdueshme shoqëron çdo zgjedhje tuajën në këtë ditë mes pranvere, duke ju lejuar të përparoni me besim në udhëtimin ekzistencial. Afërdita në Dash është avokatja e kësaj gjendjeje të lumtur dhe ju jep një ndjeshmëri të thellë për të vepruar drejt në disa çështje të mprehta.

Peshqit-Në dashuri do të ketë përmirësim, ndonëse dyshimet janë të shumta. Përqendrohuni më shumë në zgjidhjen e problemeve. Puna do të ecë mirë, por sërish do të ndjeni shqetësime me veten tuaj. /tvklan.al