Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacarska, ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime për jetën, pasi para garazhit të saj kishte gjetur një krevat të improvizuar dhe një thikë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia.

“Më 14 maj në SPB Shkup, D.K ka denoncuar se në rajonin e Qendrës në garaxhet nëntokësore, në vendparkimin e saj, janë gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine”, thonë nga policia.

MPB-ja thotë se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Publik kurse provat matirale janë marrë për ekspertizë dhe se po punohet për zbardhjen e rastit./Klan Macedonia