Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç publikoi këtë të hënë listën me lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës në Euro 2024. Përveç grupit prej 26 futbollistësh është edhe 1 rezervë me 9 të tjerë.

Kroacia që është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë ka në përbërje lojtarë nga kampionati vendas dhe nga liga të njohura në kontinent.

Më të njohurit janë Modriç, Kovaçiç, Brozoviç, Pasaliç, Perisiç apo Gvardiol. Zlatko Daliç tha se do të japin më të mirën e mundshme në këtë turne.

Zlatko Dalic: Jemi të vetëdijshëm për ambiciet dhe pritshmëritë e mëdha, por jemi edhe të vetëdijshëm se sa skuadra të mira ka në Europian. Ne kemi grupin më të vështirë të mundshëm. Arritëm rezultatin që duhej, që është kualifikimi në fazën finale. Çdo gjë tjetër është një bonus. Nuk kemi asnjë presion, do të luajmë që të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm

Kroacia do ta nisë ndaj Spanjës më 15 Qershor, ndërsa me Shqipërinë do të përballet 4 ditë më vonë, sfida të cilat do të transmetohen në TV Klan, ashtu si i gjithë Europiani.

Përfaqësuesja kroate ka mbërritur deri në çerekfinale në Europian edhe pse në Botëror u shpall nënkampione në 2018 dhe mori medalje bronzi në 1998 dhe 2022.

Tv Klan