lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 19 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Oljana Maloku

Cameron, më 22 Maj në Tiranë. Prezanton planin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sekretari i Jashtëm britanik do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë. Devid Kameron do të zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa në Tiranë do të prezantoi edhe një plan per gjyqësorin për të trajtuar korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Mega-operacioni i SPAK, të arrestuarit dalin para gjykatës. Vijojnë kërkimet për personat e tjerë

Në Gjykatën e Posaccme ka nisur prej orës 10 seanca për vlerësimin e masës së arrestimit për 9 nga 14 të ndaluarit  gjatë megaoperacionit të nisur nga SPAK mëngjesin e së premtes. Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të tjerë.

Flukset e pushuesve nxisin turizmin detar. Mbizotëron lundrimi për zbavitje dhe sporte

Flukset turistike që po përjeton Shqipëria ka nxitur edhe zhvillimin e aktivitetit detar për qëllime argëtuese. Ministria e Turizmit bën të ditur se deri më tani janë licensuar mbi 134 aktivitete për ushtrim lundrimi me skafe dhe motora uji. 

OBSH: Në rritje obeziteti tek femijet. shkak, pandemia dhe mungesa e aktivitetit fizik

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një rritje të obezitetit, kryesisht tek fëmijët. Fenomeni ka prekur edhe Shqiperinë dhe sipas ekspertëve shkaqet kane te bejne ende me efektet e pandemisë dhe mungesen e aktivitetit fizik. 

Thellohet përçarja në qeverinë izraelite, Netanyahu refuzon ultimatumin e ministrit

Thellohet përçarja në kabinetin e luftës së Izraelit. Kryeministri Netanjahu injoron ultimatumin e dhënë nga ministri i tij i Luftës dhe thekson se pranimi i këresave të tij do të thotë humbje për Izraelin dhe heqje dore nga lirimi i pengjeve.

Lista e kombëtares publikohet më 27 Maj. Trajneri Sylvinho ka analizuar 40 futbollistë

Trajneri i kombëtares Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve më 27 maj. Braziliani ka analizuar 40 lojtarë për të përzgjedhur 26 prej tyre, të cilët do ti ketë të gatshëm për finalet e europianit. Grumbullimi paraprak do të bëhet Graz të Austrisë

/tvklan.al