Për herë të dytë në tre edicionet e fundit, Dallas Maveriks është pjesë e finales së Konferencës së Perëndimit. Falë një performancë fantastike në parket të treshes Donçiç, Irving dhe Xhons, Dallas arriti të fitojë duelin e 6 play-off kundër Oklahomës. 

117-116 ishin shifrat përfundimtare të kësaj sfide, me Dallas që nuk zhgënjeu tifozët e saj për të kaluar më tej me rezultatin 4-2. Basketbollisti slloven, Donçiç ishte ai që bëri diferencën, me 29 pikë, 10 ribaund dhe 10 asiste, ndërsa në radhët e Oklahomës më i miri ishte Shai. 

Pjesë e festës së Dallas u bënë edhe Irving e Xhons me nga 22 pikë sezoni, teksa Liveli kompletoi double-double me 12 pikë e 15 ribaund.

Klan News