#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në Shqipërinë post-komuniste, një nga pikëpyetjet ka qenë raporti që vendi ka patur me korrupsionin. Bëhet fjalë për fasha të ndryshme të mënyrës si shfaqet, ushtrohet dhe konceptohet korrupsioni në Shqipëri. Në një sondazh të 5-6 viteve më parë, në një listë ku pyeteshin fokus-grupe me 8 persona nëse fjala korrupsion ishte e mirë apo e keqe, rreth 93% e tyre e konsideronin si një fjalë problematike. Kur pyeteshin nëse do të jepnin ose merrnin para për një shërbim që do të ofronit ose merrnin, përgjigja ishte thuajse në masën 79% që po.

Për pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare, konceptimi i korrupsuonit nuk është vetëm korrupsioni i përditshëm por zakonisht raporti me shtetin. Çfarë ka ndodhur në këto 34 vite në Shqipëri me instalimin e ekonomisë së tregut? Kush janë akuzat kryesore që janë ngritur për korrupsionin?
Ka akuza të pafundme, sidomos opozita gjatë 33 viteve ka ngritur çështje, shumë çështje kanë shkuar në gjykatë, disa prej tyre kanë njohur fajtorë, janë dënuar, ka patur çështje që janë mbyllur dhe personat kanë qenë të pafajshëm, ka patur çështje që janë hetuar asnjëherë ose pjesërisht.

10 prej çështjeve më të bujshme të korrupsionit trajtohen në këtë program që kanë qenë mediatikisht më të përqendruara, por përkimi në kohë i tyre nuk lidhet me një epokë kur korrupsioni ka qenë në nivele më të larta.

Një prej llogarive në kufijtë e së pamundurës është gjetja me afërsi e faturës së përgjithshme të korrupsionit që prej vitit 1991 e në vijim. Mënyra e llogaritjes është hamendësim, por do të përpiqemi të shohim sa është kjo faturë. Kjo e fundit ndikon në atë që ndikohet pabarazia sociale në Shqipëri, por janë para që janë rishpërndarë në forma të tjera që shkelin ligjin.