#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni “Opinion” në Tv Klan edhe këtë të martë diskuton hetimet që po kryen SPAK. 50 urdhër-arreste u lëshuan javën e kaluar por vetëm disa anëtarë të grupeve të krimit ndodhen pas kangjellave të burgut, një pjesë e mirë e tyre janë larguar jashtë vendit në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë. Bëhet fjalë për 18 ngjarje në total prej të cilave 14 janë ngjarje të mirëfillta kriminale. Hetim e fundit të SPAK përbën një nga dosjet më të thella dhe më të zbardhura të cilat kanë hedhur dritë mbi shumë ngjarje që tronditën mbarë opinion publik. Vrasje me pagesë apo bashkëpunime mes grupeve kriminale për të asgjësuar kundërshtarin janë zbuluar përmes mesazheve që bosët e krimit u kanë dërguar njëri-tjetrit përmes aplikacioneve “Sky ECC” dhe “EncroChat”.

“Leksi i Druve” thesar për SPAK-un! Hoxha: Atij nuk i afroheshin dot, më ka rrëfyer se…

Sipas gazetarit Artan Hoxha, një personazh që do shërbente si “thesar” për SPAK-un është Aleksandër Deda. Ky i fundit tejet i njohur për policinë kriminale të Lezhës.

Sonte në studion e “Opinion”, Hoxha analizoi atentatet e kryera ndaj tij dhe motivin. Ata që donin ta eliminonin janë po ashtu emra të lidhur me ngjarjet tipike mafioze në vend. Deda aktualisht është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Ajo që është interesante është se ai ka arritur t’ju shpëtojë disa atentateve.

Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç, ku ai mbeti i plagosur. Më pas në Mars 2022, ku një xhup i fryrë me pupla arriti ta mbrojë nga plumbat dhe po ashtu tentativat e herëpashershme për ta ekzekutuar me dron. Dyshohet se ai ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS Arben Ndoka. Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.

Është tentuar 3 herë me dron, se nuk i afroheshin dot. Ky njeri është thesar për SPAK-un. Kam folur dhe më ka treguar, më ka rrëfyer…Ai vërtet donte të shpëtonte familjen. Ai është tashmë në kërkim për dosjen “Metamorfoza 1”, ka ikur nga Shqipëria. Por deklarimet e tij kanë vlerë ligjore”, tha Hoxha./tvklan.al

“Revanshi” zbërtheu eksponentët e krimit në vend, sa prej tyre janë ende gjallë?

50 persona kanë dalë zbuluar nga megaoperacioni i SPAK “Revanshi”. Nga këta, shumica dërrmuese janë emra të njohur të bandave në vend, që kanë lidhje me ngjarjet më të bujshme kriminale.

Megjithatë disa prej tyre kanë humbur gjurmët ose janë eliminuar. Gazetarja Glidona Daci tha këtë të Martë në “Opinion” se nga grupi i Ervis Martinajt s’ka mbetur thuajse asnjë eksponent.

-Sa prej tyre janë gjallë dhe sa janë eliminuar?

Glidona DaciNë grupin e Ervis Martinajt ka mbetur vetëm Tori Xheçuka, i cili i lutej Vis Martinit për shkak se ishte shpallur në kërkim për një plagosje në Burrel, i thoshte më jep ndonjë punë se kam ngelur pa lekë, pra më jep të bëj ndonjë vrasje…

-Flas këto që kanë dalë në përgjime…

Glidona Daci: Nga përgjimet, grupi i Ervis Martinajt thuajse s’ka më asnjë. Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur, ka ngelur vetëm Elion Hato. Të paktën emrat e përfolur te grupi i tij. Ndërsa nga kundërshtarët janë Erlis dhe Leonard Duka, po ashtu dhe Durim Bami. Pjesa tjetër janë…

Vrasja në Mirditë, Artan Hoxha publikon fotot e autorit me automatik: Ky është Soni

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.

Bëhet fjalë për disa foto, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.

Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.

“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është Me automatik në dorë. Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet. Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni. Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha.

/tvklan.al