Sipas MeteoAlb, kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm; ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin, kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.  

Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6°C deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi  4 ballë./tvklan.al