Në tarracën e bashkisë së Tiranës, çifti i së njëjtës gjini Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, zhvilluan një ceremoni jozyrtare dasme, si një lëvizje simbolike për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBT+, në vendin konservator ballkanik. Kështu nis reportazh i agjencisë së lajmeve “Reuters” dedikuar martesës simbolike të dy grave në tarracën e bashkisë së Tiranës shoqëruar nga vajzat e tyre binjake të moshës 3-vjeçare. 

Martesa e të njëjtit seks nuk lejohet në Shqipëri dhe lidhja e tyre nuk do të njihet nga shteti. Por çifti, të cilët u martuan nga dy pastorë britanikë, donin të dërgonin një mesazh shoqëror.

Albana Ahmetaj, aktiviste e LGBT+: Çdo çift që dashurohet vjen një ditë që martohet, apo jo. Ne e zgjatën një çik si shumë, 14 vite dhe akoma nuk e kemi të ligjëruar por që me radhë.

Edlira Mara, aktiviste e LGBT+: Është një ditë për mua shumë e veçantë, por edhe për gjithë opinion është një ditë shumë e veçantë. 14 vite e gjysmë që ja kanë shprehur dashurinë njëra-tjetrës dhe tani e kanë finalizuar me këtë ceremoni të bukur.

Tre kate më poshtë, policia ruante hyrjen e ndërtesës në rast proteste. Kur dasma u njoftua në rrjetet sociale një ditë më parë, postimi u komentua me gjuhë urrejtjeje.

Aktivistja e LGBT Xheni Karaj, pjesëmarrëse në dasmë thotë se kjo martesë nuk ka pesë të ngjall debat.

Xheni Karaj, aktiviste e LGBT+: Kjo martesë në fund të fundit është thjesht bashkimi i dy personave që janë të dashuruar dhe kanë krijuar familjen e tyre për 14 vite. Bota do të vazhdojë të rrotullohet, Tiran dhe Shqipëria do të jetë i njëjti vend i varfër me shumë problematika.

Sipas një raporti të BE vitin e kaluar rreth 40% e komunitetit shqiptar LGBT+ raportuan incidente diskriminimi por vetëm 1/5 e tyre u raportuan në polici. Madje edhe Mara dhe Ahmetaj kanë marrë mesazhe kërcënuese në Facebook .

Edlira Mara, aktiviste e LGBT+: Mesazhi kishte një tekst kërcënues “nëse ju kaloni një Pedonalja dhe pini kafe ne do ju vrasim me snajper në lule të ballit.”

Ndërsa shumica e Evropës Perëndimore ka bërë hapa drejt barazisë martesore, të drejtat janë të kufizuara në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore. Greqia fqinje miratoi në ligj martesën e të njëjtit seks në fillim të këtij viti dhe Kosova, e cila gjithashtu ka një shumicë shqiptare etnike, po konsideron njohjen e bashkimeve të të njëjtit seks së shpejti. Por liderët fetarë myslimanë dhe të krishterë kanë kundërshtuar një ndryshim të tillë në Shqipëri.

Vajzat e tyre ato i kanë lindur nëpërmjet procedurës “in vitro”, dhe ende gjykata nuk i ka regjistruar si dy prindër të përbashkët. Nëse kjo dështon, ata planifikojnë ta referojnë çështjen e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Klan News