Vetëm 2 vjeç, djali i blogeres shqiptare “show” në studio/ Anxhelina Kotorri me Damianin

Do ta nisim sot programin, por edhe javën, me dy të ftuar shumë fashion. Nëse do të bëni një vizitë të shkurtër në profilet e disa blogereve të njohura shqiptare, me siguri një prej fashionistave që do ju tërheqë vëmendjen është Anxhelina Kotorri, e cila ka gjithmonë një zgjedhje unike për ditën.

Që nga veshjet klasike, ngjyrat e forta, kombinimet për çdo stinë e deri te veshjet më të guximshme e ekstravagante, Anxhelina di gjithmonë të godasë dhe të jetë frymëzim. Por ishte 19 gushti i vitit 2021 ku jeta e Anxhelinës mori një tjetër kthesë, pasi erdhi në jetë Damiani i saj, ku krahas postimeve rreth modës, Anxhelina na tregon në Instagramin e saj edhe videot e bukur me vogëlushin e saj, që tani është rritur.

Horoskopi për muajin Maj, Meri Shehu bën renditjen e shenjave: Kujdes datën 26

Ruajeni datën! Meri Shehu: 26 maji është ngjarja astrologjike më e rëndësishme e vitit!

Muaji maj do të sjellë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme për të gjitha shenjat. Meri Shehu lajmëron se shumë planetë po bëjnë lëvizjet e tyre dhe nuancat kryesore do të vendosen te dashuria, ekonomia dhe jeta e përditshme.

Sipas parashikimit mujor për shenjat në “Rudina” në Tv Klan, astrologia grupon shenjat që do të vendosen nën trysni, të tjerat që duhet të vijojnë të  jenë këmbëngulëse si dhe më të favorizuarat. 26 maji është data më e rëndësishme e majit prej së cilës shenjat do të ndiejnë ndikimin e fortë të Jupiterit në Binjak.

Meri Shehu: Shumë planetë nga sot e nesër bëjnë hyrjet e tyre. Afërdita është futur në Dem, në shtëpinë e vet kështu që maji na gjen me Afërditën dhe Diellin në Dem, në datën 15 futet edhe Mërkuri në Dem. Vendosmëria, dashuria, shijimi, jeta e përditshme, ekonomia, erotizmi do të na preokupojnë shumë gjatë muajit maj dhe do të jetë një periudhë e fuqishme. Nesër Marsi, planeti i luftës futet në Dash, në pozicionin dhe ritmin e vet ku do të rrijë gjatë gjithë muajit maj. Duhet të kenë kujdes shenjat që lidhen me katërkëndësha me Dashin: Gaforre, Peshore dhe Bricjap që mund të presin sulme të fuqishme gjatë këtij muaji ose antagonizma të fortë ndaj do u duhet të ruajnë mirë çështjet familjare, karrierën, bizneset, shoqërinë, bashkëpunimet sepse do të vihen nën një trysni.

Një hënë e re në datën 8 në Dem është e fuqishme sepse prek të gjitha shenjat, sidomos Demin, Akrepin, Ujorin dhe Luanin që hyjnë në një cikël të ri të jetës dhe duhet ta lënë të kaluarën njëherë e përgjithmonë mbrapa. Në datën 15, me hyrjen e Mërkurit në Dem këto 4 shenja nuk duhet të ndikohen nga të tjerët, por duhet të rezistojnë te mendimet dhe qëllimet e tyre ashtu siç janë këmbëngulëse dhe mos të hezitojnë që të veprojnë.

Në datën 26 maj është evenimenti më i  rëndësishëm astrologjik i vitit, Jupiteri pas një viti qëndrimi në Dem kalon në shenjën e Binjakëve dhe këtu ndikohen shumë Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit që për një vit që do të kenë ndryshime të mëdha, thelbësore, në çështje familjare, karriere, bashkëpunime dhe është viti që këto shenja do të marrin nuancën më të fuqishme të ndryshimeve të mëdha. Binjakët kanë të bëjnë me komunikimin dhe logjikën kështu që shumë gjëra do të bazohen aty. Nuk do të jetë vit shumë emocional, me ndjenja por komunikativ. Ai që ka komunikim, inteligjencë, shkollë, intelektualitet do të fuqizohet shumë.

Shenjat më të favorizuara me Jupiterin në Binjak, që do të marrin energji të drejtpërdrejtë janë shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja, Ujori. Këto tre shenja do ta kenë ndryshimin e madh, thelbësor por priten ndryshime pozitive, as Binjakët vetë s’do ta kenë kaq pozitive sa mund ta kenë Peshorja dhe Ujori.

Planetët zgjedhin të preferuarën e tyre, Meri Shehu paralajmëron shenjën më me fat të muajit

Deri në datën 26 maj, planetët do të jenë në Dem përpara se të ndodhë ngjarja më e rëndësishme astrologjike e këtij viti. Meri Shehu paralajmëroi në “Rudina” në Tv Klan kalimin e Jupiterit, planetit të fatit nga Demi në Binjak. Kjo do të sjellë një vit që do të bazohet kryesisht te komunikimi dhe jo te ndjenjat.

Astrologia shpjegoi që më të ndikuarat nga Jupiteri në Binjak do të jenë shenjat e lëvizshme: Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit por muaji maj ka shumë zhvendosje të tjera që do të prekin të gjithë ciklin e zodiakut. Si çdo fillim muaji, Meri Shehu bëri edhe renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat te ajo që do ta shijojë plotësisht këtë periudhë.

12. Akrepi

Planetët mblidhen përballë në Dem, ruajnë portën e Demit që mos të bëjë gol Akrepi. Përballë Akrepit janë rreshtuar të gjithë planetët në Dem, Afërdita, Mërkuri, Dielli dhe Jupiteri deri në datën 26 ndaj i duhet një strategji shumë e fuqishme, sidomos në çështje pune, bashkëpunimesh dhe martesash. Pas datës 26 Jupiteri kalon në Binjak, Akrepët do merren me ekonominë dhe seksualitetin që do të jenë nuancat e gjithë vitit të ardhshëm. Afërdita në datën 23 kalon në Binjak dhe do të jenë nuanca të tilla.

11. Binjakët

Në datën 26 janë me shumë planetë në Dem që tregojnë akoma një mbyllje. Gjërat tërhiqen njëherë përpara se të avancojnë për mirë. Janë në fazën përfundimtare ku shumë gjëra do të shtrëngohen në jetën e tyre personale, ekonomike, punë e shëndet. Duket sikur fati përpara se t’u lulëzojë, do ua përmbledhë edhe njëherë rripat fort. Me hyrjen e Jupiterit në Binjak do të shohin një çlirim shumë të madh të jetës personale, ekonomike, ndryshimeve të mëdha por si çdo monedhë me dy anë, do të duhet ta shohin mirë pas datës 26 dhe për një vit. E sigurt është që në datën 23 me Afërditën në shejën e tyre do të marrin një emocion të fortë ekonomik dhe personal.

10. Shigjetari

Do të kenë një hënë të plotë shumë të bukur këtë muaj në datën 23, prapaskenat dhe prapavijat do t’i kenë në punë, ekonomi e shëndet. Do të duan të marrin shumë gjatë këtij muaji, do të realizojnë shumë. Një punë e re i pret nga data 8 e tutje ose një ndryshim i madh esencial. Me futjen e Jupiterit në datën 26 në Binjak, ai del në opozitë me Shigjetarin dhe do ta mendojë mirë martesën, bashkëpunimet, bëhet një kthesë shumë e rëndësishme dhe do të shohim sa do të favorizohet në kushtet e reja sepse nga natyra është pak filozofik, s’i kupton gjërat praktike të jetës së përditshme të Binjakëve dhe mund të dalin pak huq. Marsi në Dash do i ndihmojë shumë në kontaktet me jashtë ndaj duhet ta shfrytëzojnë për muajin maj planetin e luftës për të arritur qëllime të  rëndësishme.

9. Dashi

Lajmi i mirë për ta është nesër sepse Marsi, planeti i tyre do të hyjë në shenjën e tyre dhe do të luftojnë, veprojnë, s’do të ketë gjë të pakapshme për ta, do të bëhen pak më aktivë dhe më agresivë sesa duhet në disa raste, gjërat do të funksionojnë mirë. Loja hije-dritë luhet në çështjet ekonomike  që nëse deri në datën 26 nuk arrijnë diçka të madhe, kjo mundësi ikën nga duart do u duhet të mësojnë më shumë, të merren me jetë intelektuale, të merren me gjëra të komunikimit që të përmirësohen e pastaj të kenë ndonjë biznes të mirë e familjar pas dy vitesh. Hëna e plotë në datën 23 në Shigjetar i ndihmon dhe shumë Dashë që duan të bëjnë udhëtime mund ta mendojnë këtë variant ose nëse kanë çështje ligjore, kjo datë mund të jetë pak e komplikuar për t’u zgjidhur.

8. Peshorja

Janë një nga shenjat e favorizuara pas datës 26 sepse hyn Juptieri në Binjak, është shenja e dytë e ajrit që favorizohet pas Binjakëve dhe u ndodhin ndryshime shumë të mira. Përpara datës 26, nesër Marsi u del përballë dhe duhet të kenë kujdes nga sulmet, antagonizmat, marrëdhëniet në çift, njerëzit që do t’i sulmojnë, do u kërkojnë llogari, nuk do t’i lënë të qetë. Diplomacinë ta përdorin bukur dhe mos të bien pre e provokimeve të ndryshme. Ana ekonomike pretendohet mirë, me trashëgimi, nëse kanë diçka të tilllë në horizont deri në fund të majit mund të marrin një përgjigje pozitive ose një takim shumë fatlum erotik, por që mbetet i fshehtë.

7. Ujori

Kanë fat pas datës 26, janë shenjat e ajrit që favorizohen shumë nga Jupiteri në Binjak, dashuri, udhëtime, kontakte me jashtë dhe mund ta  shijojnë bukur. Njerëzit inteligjentë që dinë të komunikojnë, të flasin, kanë të dhëna për punë intelektuale ose projekte do shkojnë shumë mirë. Shumë planetë në Dem tregojnë që vëmendja e tyre gjatë majit duhet të jetë te çështjet familjare, pronësitë, shitblerjet, marrëdhëniet me familjarët, grumbullimi i pasurive sepse që t’i bësh të gjitha këto me Jupiterin në Binjak duhet të kesh edhe para në zotërim. Ujorët mund të bëhen pak fanatikë ekonomikë në këtë periudhë ose të një lidhjeje të fuqishme, bashkëjetese ose një njeri i sigurt, kërkojnë aleatë të sigurt erotikë por edhe bashkëpunëtorë, familjarë që të arrijnë të bëjnë lëvizjet e tyre realitet për një vit rresht me Jupiterin në Binjak.

6. Gaforrja

Kanë qenë aleatë me të gjithë planetët në Dem, nuk u ka shkuar keq. Nga nesër do të kenë pak problem sepse Marsi del në kuadrat dhe në çështje karriere do të kenë sulme, paqëndrueshmëri, debate, mosmarrëveshje me eprorët dhe do ta ndiejnë veten pak të sulmuar ose në çështjet familjare. Jupiteri në Binjak nuk u bëhet aleat i fuqishëm kështu që do të hyjnë në një vit pak më të bllokuar, më të errët emocionalisht sepse do të parapërgatiten për një vit më vonë kur të hyjë Jupiteri në shenjën e tyre dhe do të kenë një tërheqje nga jeta publike, nga projektet e mëdha dhe do të jenë më në prapaskenë. Këtë muaj duhet të shikojnë mirë çështjet e shëndetit dhe karrierës, do të arrijnë deri diku. Shumë planetë në Dem do të jenë aleatë deri në datën 26 ndaj kanë edhe këtë moment të mirë që mund të rregullojnë punët ekonomike, shoqërore, aleancat deri në datën 26 maj.

5. Peshqit

Si shenjë e ujit janë pozitivë për sa u përket shumë planetëve në Dem, kanë aleanca. Afërdita në Dem u jep shoqëri të reja, komunikime e shumë situata pozitive. Një çështje ekonomike fillon nga nesër me Marsin në Dash, do të bëhen shumë aktivë, do të sulmojnë, por do të kenë shumë shpenzime ndaj duhet ta shikojnë me kujdes. Një çështje e rëndësishme karriere hidhet në temë në datën 23 me hënën e plotë në Luan ndërsa Jupiteri në Binjak do të ketë çështje të rëndësishme familjare që për një vit do i bëjë të ndiejnë peshën midis karrierës dhe familjes, do u duhet të marrin vendime të rëndësishme bashkëjetese dhe familjare.

4.  Luani

Vazhdojnë me karrierën, sukseset, mund ta shfrytëzojnë këtë muaj shumë fuqishëm me shumë planetë në Dem, por Marsi në Dash është një aleat i mirë, luftarak, strategjik për ta, udhëtime, kontakte me jashtë, jetë sociale. Me hyrjen e Jupiterit në Binjak nuk kanë aleancë shumë të madhe, është e bukur por Luani kërkon famë, madhështi dhe ai u jep vetëm fjalë ndaj do të ndihen shumë mirë për një vit të tërë, por në fund asgjë.

3. Bricjapi

Do të gjejnë rrugën e komunikimit në dashuri, ekonomi, do të vendosin pozicione fikse, do të marrin vendime të mira,do të afrohen disa njerëz të mirë e të sigurt por Marsi në Dash nuk është aleat shumë i mirë ndaj kujdes me sherret, debatet, lëvizjet e pakujdesshme, konfliktet dhe veprimet e nxituara. Jupiteri në Binjak i bën të merren me shumë punë, me dypunësime por do të humbasin cilësinë dhe për një vit të tërë nuk do të jenë  zotër të punës. Kujdes me shëndetin.

2. Virgjëresha

Jupiteri në Binjak në datën 26 do të jetë një ngacmim shumë i mirë dhe i fuqishëm, aleat i mirë sidomos në çështje pune, karriere, martesash e shumë gjëra të tilla do të zgjidhen nga maji e deri në vitin 2025. Këtë muaj e gjejnë veten me shumë planetë në Dem, mund të marrin e të japin, vendime të rëndësishme, stabilitet ekonomik. Kujdes në kontakte të rëndësishme ekonomike me Marsin në Dash sepse do të duken si të vjedhur, kujdes mos të humbisni sende të çmuara apo të dashurin.

1. Demi

Muaji i parë dhe i fundit i suksesit të madh të Demëve për këtë periudhë sepse janë mbledhur gjithë planetët aty, por deri në datën 26 është fati i tyre, pastaj kalon te Binjakët. Shijojeni mirë këtë muaj,  merrni ç’mund të merrni sepse pastaj risqet janë të mëdha, kalojnë planetët, bëjnë një rrugëtim tjetër dhe shumë Dem mund të mos e ndiejnë më veten aq fatlum sa këtë muaj. Ky muaj është i tyri, por ka edhe një ngacmim të madh nga Marsi në Dash, dikush në prapaskenë që sulmon nga pas ose kërkon të drejtën e tij.

/tvklan.al