Koleksioni i orave që i përkisnin ish-pilotit legjendar të Formula Një, Michael Schumacher u shitën në një ankand për mbi 4.4 milionë Dollarë.

Panairi i mbajtur në Gjenevë shiti në total tetë ora, përfshirë marka tepër të njohura dhe ku kishte edhe logon e Ferrarit. Pikërisht kjo kishte edhe vlerën më të lartë, pasi u shit në këtë ankand për 1.6 milionë Dollarë.

Shitja u bë në mënyrë online 24 orë pas datës së programuar, pasi faqja pësoi një sulm kibernetik. Fitimet janë mbledhur nga familja e pilotit gjerman. 7 herë kampioni i Formula Një ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë pas rrëzimit gjatë një gare skije në vitin 2013.

Klan News