Është cilësuar si një ndër përballjet më të bujshme mediatike ajo që pritet të ndodhë në 27 Qershor në CNN mes dy rivalëve në garë për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por përpara dy debateve presidenciale, Donald Tramp  insiston me forcë që pasardhësi i tij në detyrë, Presidenti Joe Biden t’i nënshtrohet testit të drogës.

Më herët Trump ka pretenduar se Presidenti Biden kishte marrë drogë përpara fjalimit për gjendjen e kombit në Kongres në Mars të këtij viti.

Kandidati republikan u shpreh i habitur sesi kreu i shtëpisë së bardhë e nisi adresimin e tij shumë i zjarrtë, që dukej sikur fluturonte si një balonë, për që siç thotë ai u shua shpejt.

E teksa ripërsëriti kërkesën për bërjen e testit të drogës nga Biden gjatë një takimi që zhvilloi me mbështetës të partisë së tij në Minneapolis, Trumpi nuk sqaroi nëse edhe ai vetë është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Debati i parë mes Trumpit e Bidenit është parashikuar të mbahet në 27 Qershor në CNN, në studiot qendrore të televizionit në Atlanta, Xheorxhia, ndërsa i dyti më 10 Shtator në televizionin tjetër amerikan, ABC. 

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump kanë gjashtë muaj kohë deri në 5 Nëntor nga mbajtja e zgjedhjeve për të fituar mbështetjen e votuesve amerikanë për një mandat të dytë.

Tv Klan