Royal Mint i Britanisë ka hedhur në treg një monedhë të re 50 Pens për të përkujtuar 80 vjet që nga zbarkimi i Ditës D të Luftës së Dytë Botërore, si dhe trupat aleate dhe veteranët e rënë të luftës.

E dizenjuar nga David Lawrence, me mbështetjen e Muzeut të Luftës Perandorake të Londrës, monedha e argjendtë përshkruan “ushtarët aleatë që zbarkojnë në plazhet e Normandisë me avionë sulmues bëhet me dije nga zëdhënësja e Royal Mint. Rreth figurës, me mbishkrimin  në monedhë lexohet: “D-DITA 6 QERSHOR 1944 UTAH OMAHA GOLD JUNO SËORD”, emrat e koduar gjatë zbarkimit të operacionit në ditën D.

Në orët e para të 6 Qershorit 1944, trupat nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera aleate sulmuan pesë plazhe në Normandi, Francë, duke synuar të depërtonin sistemin e mbrojtjes bregdetare të udhëheqësit të Gjermanisë naziste Adolf Hitler.

Ekespertëve iu deshën pesë deri në gjashtë orë për të realizuar dizajnin, duke shtuar se projekti ka qenë “jashtëzakonisht i veçantë” për të qenë pjesë e tij.

Klan News