Kombëtarja kuqezi nuk do të jetë e vetmja në kampionatin Europian që do ketë në përbërje futbollistë shqiptarë. Padyshim do të ketë edhe Zvicra, që në listën paraprake ka në total 6 futbollistë me origjinë shqiptare. Trajneri Murat Yakin nuk ka arritur ende të vendosë përfundimisht se cilët lojtarë do t’i ftojë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kështu, trajneri me prejardhje turke ka vendosur të ftojë plot 38 futbollistë për një kamp disa ditor para fillimit të Europianit. Në listën e Helvetikëve bëjnë pjesë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Lista përfundimtare e Zvicrës do të publikohet më 7 Qershor, kur është edhe afati i fundit sipas rregullave të UEFA-s. Zvicra është shortuar në të njëjtin grup me kombëtaren pritëse, Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.

Klan News