Një sasi e madhe droge është sekuestruar të dielën nga policia franceze dhe janë arrestuar anëtarët e rrjetit të trafikut.

Sipas mediave franceze, të dielën janë sekuestruar 1.3 ton kokainë në një vilë në Bordeaux, e cila ishte e destinuar për të furnizuar tregun evropian.

Lënda narkotike bëhet me dije se ishte nisur nga Kolumbia. Plot 23 persona janë arrestuar si anëtarë të këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, italianë dhe një turk. Disa prej tyre u kapën në flagrancë në vilën ku ndodhej kokaina. Mediat franceze nuk kanë bërë me dije emrat e të arrestuarve.

Gjatë operacionit antidrogë, policia sekuestroi shtatë makina, mijëra euro dhe sende të tjera. Vlerësohet se 1 kg kokainë shitej për 30 mijë Euro, pra e gjithë ngarkesa prej 1.3 ton vlerësohej 39 milionë Euro. Sikurse bëhet me dije, ky operacion ka nisur që në muajin Mars dhe është përfshirë edhe DEA amerikane. 

/tvklan.al