1

1 gotë me lëng frutash në ditë mban enët e gjakut të shëndetshme dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Ky është rezultati i një studimi të fundit, në të cilin shkencëtarët kanë zbuluar se frutat përmbajnë vitamina, të cilat ndihmojnë dhe janë përgjegjëse për përmirësimin e shëndetit.

Mbajtja e një diete të pasur me fruta ka qenë prej kohësh e njohur si dietë e shëndetshme. Por kanë qenë të pakta hulumtimet rreth të mirave që përfitohen.

Substanca e flavanonit, e cila gjendet tek frutat ndihmon pikërisht për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit kanë sugjeruar se minimalisht duhet konsumuar një gotë në ditë, me fruta të shtrydhura.

Rezultatet e studimit u publikuan në American Journal of Clinical Nutrition.

tvklan.al