Shënohet rasti i parë me malarje për këtë vit në Shqipëri. Pacienti gjendet i shtruar në spitalin infektiv, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ekspertët e shëndetësisë, thonë se bëhet fjalë për një rast të importuar nga Greqia, ku ditët e fundit edhe është dhënë alarmi për përhapje të malarjes në 61 persona, vetëm përgjatë muajit Gusht.

Pacienti që po merr trajtim në shërbimin infektiv është një punëtor sezonal në shtetin grek, ku edhe është infektuar.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, Greqia ka ndaluar dhurimin e gjakut për 6 muajt e ardhshëm në 12 rajone të saj.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria nuk ka malarje autoktone prej disa vitesh. 3 raste të shënuarn në vitet e fundit janë të importuara kryesisht nga Afrika, që konsiderohet zonë endemike.

Malaria transmetohet nga mushkonja anofele, kur ato pickojnë një person të infektuar dhe më pas një tjetër të shëndoshë. Malaria shkatohet nga një parazit i quajtur Plasmodium, që fillimit fshihet në mëlçi, para se të shkojë në gjak dhe infektojë qelizat e kuqe të gjakut, të cilat mbartin oksigjen.

Tv Klan