Afro 1000 fermerë nga i gjithë vendi nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve të kredive të buta apo granteve nga qeveria për shkak se janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fonde të marra më herët.

Këta fermerë, në vite kanë përfituar nga skemat e financimit të AZHBR, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur t’i shlyejnë këstet e pagesave. Për pasojë, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor ka hapur procese gjysëqore ndaj tyre, proces ky që i pengon të përfitojnë nga mundësi të tjera financimi, përderisa figurojnë si debitorë.

Në Ministrinë e Bujqësisë shohin dy rrugë për zhbllokimin e situatës, ristrukturimi i kredisë sëbashku me pezulllim të proceseve gjyqësore, ose falja e plotë e detyrimeve.

Mes këtyre alternativave, Ministria e Bujqësisë thotë se  për të zgjidhur njëherë e mire këtë problem, qeveria duhet të bëjë amnisti të plotë për detyrimet e prapambetura të afro 1000 fermerëve.

Heqja e fermerëve nga lista e debitorëve, sipas Ministrisë së Bujqësisë, do të bëjë të mundur pjesëmarrjen e fermerëve në aplikime të tjera, për të përfituar mundësi financimi.

Një nga grantet qe keto fermere penalizohen per te mos aplikuar , sipas dikasterit te buqjesise eshte edhe IPARD prej 90 mln euro ne bujqesi I financuar nga Bashkimi Europian.

 

Tv KLan