Pas vizitës që pati në shkollën shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali dhe ku drejtuesit apeluan për libra shkollore dhe artistike në gjuhën shqipe, është Zonja e Parë Odeta Nishani që u mundëson mbi një mijë tituj. Këto libra që i përkasin ciklit të ulët do t’i shërbejnë nxënësve, fëmijë të emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë në Itali që duan që krahas italishtes të mësojnë edhe shqipen.

Odeta Nishani, Zonja e Parë:

“Kryesisht janë abetare, fletore pune,matematika dhe libra me ilustrime për fëmijë, sepse atje në Parma është një  komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh që është i mirëorganizuar. U munduam sado pak sot që t’i lehtësojmë problemet e tyre, duke i ndihmuar me disa libra.”

Zonja e parë ofroi mbështetjen e saj edhe në mbipërpjekjet që po bën shoqata “Scanderbeg Parma” për ta bërë shqipen gjuhë zyrtare në Itali.

Shpendi Ndreu, President i Shoqatës “Scanderbeg Parma” :

“Pjesëmarrja e saj qe një kënaqësi dhe një nder i madh, falë saj jemi këtu dhe po mbajmë këto libra.”

Prej shtatë vitesh në shkollën “Scanderbeg Parma” meësohet shqipja nga ish mësues në Shqipëri. Sot ajo numëron 40 nxënës të ciklit 9- vjeçar.

Tv Klan