Një vajzë viktimë e përdhunimit, do të marrë 1 miliard Dollarë dëmshpërblim. Ngjarja ndodhi në shtetin amerikan të Georgias, ku gjykata vendosi që 20-vjeçarja Hope Cheston, të përfitojë shumën astronomike.

Në vitin 2012, Cheston asokohe 14 vjeçe, u përdhunua nga një roje private sigurie në kërcënimin e armës. Agresori ishte një 22-vjeçar, i cili u dënua me 20 vjet burg, por shoqëria e sigurisë për të cilën ai punonte, nuk ka kontaktuar kurrë me vajzën për t’i kërkuar ndjesë. Ishte pikërisht kjo arsyeja e padisë së viktimës ndaj kësaj shoqërie, që tashmë duhet t’i paguajë 1 miliard Dollarë.

Ky është rasti i parë në SHBA që një gjykatë vendos një dëmshpërblim kaq të lartë për një rast përdhunimi.

“Ne e dimë që firma nuk i ka 1 miliard Dollarë, nuk na intereson sa do të paguajnënë fund. Kjo është një fitore për të gjitha viktimat e përdhunimit”,

tha avokati i vajzës. Ndërsa vetë 20-vjeçarja u shpreh indiferente ndaj shumës së lartë, duke thënë se fëmijëria e saj ishte grabitur.

Tv Klan