Në një kompleks apartamentesh në Hong Kong, do t’ju kushtojë afër një milion dollarë vetëm për t’u futur dhe për t’i hedhur një sy ambienteve.

Agjentët e pasurive të patundshme në qytet po u kërkojnë blerësve potencialë që të grumbullojnë 7 milionë dollarë në Hong Kong për të parë një grumbull të ri apartamentesh luksoze, shembulli më i fundit i rritjes marramendëse të çmimeve në tregun më të shtrenjtë të pronës në botë.

Kompleksi i ri ofron pamje gjithëpërfshirëse të Harbour Victoria në Hong Kong dhe ndodhet në afërsi të distriktit qendror të biznesit të qytetit. Ajo u ndërtua nga “Sun Hung Kai Properties”, zhvilluesi më i madh i pronës të patundshme në Hong Kong.

Agjentët e pasurive të patundshme thanë për

CNN Money

se depozita e madhe (e cila është e pakthyeshme) vlen për 10 apartmente luksoze në kompleks.  

“Ky është një tregues se sa i flaktë është tregu këtu në Hong Kong”

, tha Paul Zimmerman, drejtor i Shkëmbimit Civil. 

Blerësit e mundshëm për çdo apartament luksoz në kompleksin e ri, i cili quhet Victoria Harbour, pritet të kenë shumë para në xhepat e tyre.

Çmime të tilla stratosferike nuk janë një gjë e re në Hong Kong. Strehimi në këtë qytet është konsideruar tregu më i shtrenjtë i shtëpive në botë.

Çmimet në shtëpi janë rritur me rreth 170% që nga ditët e errëta të krizës financiare botërore në vitin 2009, sipas të dhënave të Centaline.

Por shumë banorë janë lënë jashtë “boom-it” të pronës në Hong Kong, i cili është i njohur për nivelet e larta të pabarazisë. Rreth 20% e banuesve të Hong Kongut jetojnë në varfëri, sipas statistikave zyrtare./tvklan.al