Mediat greke shkruajnë se pas dërgesës të 1 ton kanabis, që u sekuestrua në një operacion ditën e djeshme në Athinë, fshihet i shumëkërkuari shqiptar, Klement Balili.

Një nga gazetat më të mëdha ne Greqi, “Ethnos”, shkruan sot se “

pas dërgimit në Greqi të ngarkesës prej 1 ton kanabis, eshte një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i lidhur me 44-vjeçarin shqiptar, Klement Balili, që njihet edhe si Eskobar i Ballkanit

”.

gazeta greke

Madje edhe titulli në versionin online të gazetës Ethnos, është: “

Eskobari shqiptar me një ton kanabis

”.

Droga u zbulua në një magazinë në zonën Afidnes, rreth 30 km nga qendra e Athinës. Më tej, gazeta vë në dukje se autoritetet greke kane lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj Klement Balilit, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Megjithëse autoritetet shqiptare kanë filluar procedurat përkatëse, 44-vjeçari nuk është arrestuar ende

”, thekson gazeta greke “Ethnos”./tvklan.al