Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar agjencitë e udhëtimit që të nisen drejt Greqisë. 10 autobusë janë duke qëndruar  në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pasi rrugët janë të bllokuara.

Llambi Goga ka raportuar për tvklan.al se 10 autobusë me qytetarë ku mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar janë nisur nga Tirana që në orën 3:00 të mëngjesi dhe tani janë bllokuar në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

“Jemi nisur që në orën 3 të mëngjesit nga Tirana dhe tani kemi disa orë që po presim në hyre të Gjirokastër. Ju kërkojmë shoferëve të autobusëve të na kthejnë mbrapsht por, askush nuk reagon, pasi kanë hallin e lekëve që duhet të na kthejnë. Jemi më fëmijë të vegjël, ju lutëm na ndihmoni”, 

thotë Goga.

Edhe pse autoritetet kanë paralajmëruar se aksi drejt Tepelenës është shumë i vështirë për tu kaluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Viroit, askush nuk i ka dëgjuar.

/tvklan.al