topi-ronaldoSa fitojnë futbollistët? Sa para kanë ata? Faqja e njohur sportive Goal.com ka përllogaritur pasuritë e 10 më të pasurve në botë.

Paga, të drejtat e marketigut apo edhe prona të patundshme janë pikat ku është mbështetur ky studim. Në krye të listës është fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez ka 148 milionë euro pasuri. Vetëm kontrata e firmosur me Real Madrid në vitin 2013 i siguron 17 milionë euro pagë vjetore pa llogaritur këtu shpërblimet. Cristiano ka shumë prona në Portugali dhe Spanjë apo makina sportive. Kontratat e tij si imazh sjellin të ardhura milionere.

Në vendin e dytë me 146 milionë euro vjen Lionel Messi. Argjentinasi përfiton 15 milionë euro në sezon te Barcelona dhe kontratat me kompani të ndryshme gjenerojnë miliona të tjerë. Shtëpitë e tij ndodhen në Argjentinë dhe Spanjë, por zotëron edhe disa makina të shtrenjta.

Në podium është ngjitur edhe Sammuel Eto’o. Sulmuesi nga Kameruni zotëron 85 milionë euro. Pjesën më të madhe të fitimeve e ka patur kur luante me Anzhi në kampionatin rus ku u kthye në futbollistin më të paguar në botë me më shumë se 20 milionë euro në sezon.

Në këtë renditje janë edhe futbollistë që nuk luajnë më në Europë, si Kaka e Ronaldinho apo Thierry Henry, i cili është tërhequr nga futbolli vitin e kaluar. Në këtë klasifikim përveç Gianluigi Buffon të gjithë të tjerët janë sulmues.

Tv Klan