Ka shumë gjëra që nënat nuk ua kanë thënë fëmijëve, sidomos mendimet dhe ndjesitë që kanë që në momentin kur marrin vesh që janë shtatzënë.  Tension, frikë, por dhe gëzim në të njëjtën kohë, janë ato çka ndjen një femër që do të bëhet nënë, sidomos për herë të parë. Mbi të gjitha një nënë rrallë i tregon fëmijës se çfarë ka përjetuar për 9 muaj, deri në momentin e lindjes.

Ja 10 gjerat që nëna nuk ua ka thënë kurrë:

1- E Keni bërë të qajë. Nëna ka qarë që kur ka marrë vesh që është shtatzënë. Ka qarë kur ju ka mbajtur për herë të parë në krah. Ka qarë nga lumturia por shpesh edhe nga frika.

2- Nëna kurrë nuk ka ngrënë përpara jush. Për të gjëja më e rëndësishme dhe që e lumturonte më shumë, ishte kur ju e keni mbushur stomakun.

3- I keni dhënë shumë dhimbje. Nëna ka ndjerë dhimbje kur i keni shkulur flokët, kur e keni goditur në bark, kur ju ka dhënë gji. Por këto asnjëherë nuk i keni dëgjuar prej saj.

4 – Ka qenë gjithmonë e frikësuar. Që nga momenti që ka marrë vesh se është shtatzënë, nëna ka përdorur gjithë fuqinë e saj për tju mbrojtur. Por kjo frikë vazhdon deri në fund të ekzistencës.

5-E di që nuk është e përkryer. Nëna është gjithmonë kritike ndaj vetes, do të donte të ishte nënë e përsosur. Gjithmonë kërkon një tjetër mundësi për t’i bërë gjërat ndryshe.

6-Të shikonte teksa flije. Nëna kalon netë të tëra pa gjumë, duke luftuar për t’i mbajtur sytë hapur derisa ju të keni fjetur. Një ritual që nuk zhduket me rritjen e fëmijës, pasi ajo gjithmonë do të shikojë fëmijën teksa fle.

7-Asnjëherë nuk ju lëshoi nga krahët. Nëna mësoi të të mbajë në krah dhe kur i duhej të pastronte, por edhe kur duhej të hante. Ju ka mbajtur në krahë jo vetëm kur qanit, por sa herë që kishit nevojë.

8-Sa herë që ju shikonte duke qarë I copëtohej zemra. Nuk ka pasur zë më të trishtuar për nënën se sa kur ju qanit. Nëna ka bërë të pamundurën për tju ndaluar lotët.

9-Gjithmonë ju ka vënë në plan të parë. Nëna ka ndjenjur pa gjumë, pa dush, pa ngrënë, vetëm e vetëm që tju plotësonte nevojat tuaja.

10-Të gjitha do t’i ribënte sërish. Të jesh nënë është puna më e vështirë, por asnjëra nuk do të mendohej dy herë, pavarësisht të gjitha dhimbjeve dhe vuajtjeve, do t’I bënte sërish të gjitha ato që ka bërë./M.S