Një tjetër rast korruptiv zbulohet nga emisioni investigativ “Stop” që transmetohet në TV Klan. Përmes një kamere të fshehtë zbulohet se si për të marrë një lejë legalizimi të një objekti me probleme  duhet të paguash 10 mijë euro.  Na videon e transmetuar qytetari, objektit të cilit i janë bërë 3 herë matjet, bisedon me juristin e ALUIZNIT, ky i fundit i thotë se  duhet ta diskutojë me rojen e institucionit.

Roja I ALUIZNI-t, i cili në video shfaqet si ndërmjetësi në rastin korruptiv,  pasi diskuton me juristin për hotelin 5 katësh të qytetarit, i thotë qytetarit se duhet të paguajë 10 mijë euro për të marrë certifikatën e legalizimit.

Madje roja thotë se nëse dosja e hotelit nuk do të kishte problem, atëherë çështja do të mbyllej për 5-6 mijë euro.

I pranishëm në emisionin Investigativ “Stop”, gjatë momentit që po transmetohej kamera e fshehtë, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se ka shumë denoncime nga qytetarët të cilat ndahen në dy kategori.

Nuk është hera e parë që emisioni Stop transmeton raste të tilla korrupsioni në institucionet në vend sin ë spitale, drejtoria e patentave, apo edhe tek ajo e lejeve mjedisore.

Tv Klan