Detajet bëjne diferencën. Ndërrimi i viteve mund të festohet bukur në mbarë botën, por 10 janë qytetet e preferuara për të kaluar moment të tilla festive. Sipas CNN listën e kryeson Sydney, aty ku mbërrin më shpejt Viti i Ri.

1. Një spektakël fishekzjarresh në kontinentin e largët të Australisë ju mirëpret të gjithëve, por atje vera sapo ka filluar ndaj mund të shijoni plazhet e Manly, Bondi dhe Bronte.

2. Hong Kongu mbetet gjithmonë mbreslënës për turistët. Festimet nisin me rënien e gongut dhe porti viktoria mbushet plot për të ndjekur hedhjen e fishekzjarreve, si dhe festën në vazhdim.

3. Nëse ju pëlqen zhurma dhe zbavitjet atëhere duhet të zgjidhni Bangkok një nga qytetet më të mira të Azisë.

4. Nuk mund të mungojë Dubai, qyteti i luksit.

5. Edhe pse Moska është ndër qytetet më të ftohta, këtë vit renditet e 5 në listë sipas CNN. Të veshur trashë nën reliket e epokës sovjetike viti i ri do të jetë më i bukur.

6. Cape Town një nga qytet më të bukura të se Jugut ku festimet zgjatin 3 ditë. Një shfaqje e mrekullueshme me fishekzjarre dhe vendi më i mirë për t’i parë ato është maja e Malit Table.

7. Londra nuk zhgënjen asnjëherë. Festa në rrugë, grupe marshimi, paradë të kuajve të Mbretëreshës dhe një spektakël fishekzjarresh që ndiqet nga 250.000 njerëz.

8. Rio de Janeiro është kryeqyteti Brazilian ku në bregun e plazheve kryesore mblidhen rreth 2 milion njerëz që presin sekondat e para të vitit të ri.

9. Për Vitin e Ri në ‘Times Square’ mblidhen rreth 1 milion njerëz që presin rënien e famshme të sferës.

10. E sigurisht jashtë kësaj liste nuk mund të mbetej Las Vegas, qyteti i shëndritshëm gjatë gjithë vitit dhe më rrezatues në natën e ndërrimit të viteve.

Klan Plus