Për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të shtojnë apo që kërkojnë të bien në peshë, është e dosmosdoshme që të njihni ushqimet kryesore që ju shëndoshin.

Në një artikull të sajin “The Huffington Post” ka identifikuar 10 prej tyre. Lista dominohet kryesisht nga ushqimet e skuqura, që mund të venë në rrezik shëndetin tonë, pasi lidhen drejtpërdrejt me shtimin në peshë dhe obezitetin.

Acaraje – Në vend parë qëndron aracaja braziliane. Bëhet fjalë për një ushqim që konsiston nga një mbushje e bollshme me arra shqeme, karcakela dhe erëza. Ky është një ushqim i skuqur.

Churros – Në vend të dytë qëndrojnë Churros spanjolle, lloj petullash me shumë sheqer.

Poutine – Ky ushqim kanadez është i përbërë nga patate të skuqura dhe përbërës të tjerë plot yndyrë.

Khachapuri – Khachapurit e Gjeorgjisë, është një lloj buke me vezë dhe lloje të ndryshme djathi.

Krepa me nutela – Krepat e famshëm francez të mbushur me çokollatë, janë në vend të pestë, si një prej ushqimeve që ju shëndosh më shumë.

Aligot – Në vend të gjashtë gjejmë aligotën franceze, një lloj pureje me patate e djathë.

‘Mars’ të skuqura – Mars të skuqura, një pjatë skoceze, janë një lloj petulle e mbushur me çokollatë, të skuqura në vaj.

Jabeli – Ky ushqim indian është brumë i skuqur i zhytur në shurup.

Calzone – Ndonëse në vendin e nëntë, produkti i famshëm italian, calzone, është tjetër ushqim që duhet evituar.

Ramen – Dhe pas Calzones, klasifikimin e mbyll ramen, një ushqim japonez që përbëhet nga tagliatelle me lëng mishi ose peshku. /tvklan.al