djali 10 vjeccar

Ai ishte ylli i ndeshjes së kriketi në Melburn të Australisë dhe personazhi më i klikuar, në ditët e para të vitit 2016.

10-vjeçari Mitchell Schibec u filmua ndërsa hante frutin e tij të preferuar,një shalqi me gjithë lekurë.Komentatorët e ndeshjes së kriketit u shprehën të shokuar, gjatë ndeshjes që u zhvillua të shtunën,kur panë 10- vjeçarin që kafshonte frutin bashkë me lëkurën e tij.I etiketuar si “djali shalqi” tregoi se e kishte bërë këtë për t’u shfaqur në ekran. “Kam parë shumë njerëz që bëjnë gjëra të çuditshme dhe unë zgjodha të ha një shalqi.  Megjithëse nuk ishte aq e kollajt, saç mendova në fillim”.

Ai tregoi se i pelqente shija e frutit, që e kishte provuar për herë të parë kur ishte 2 vjeç.

”Nuk jam hero”- tha Mitchell. Jam thjesht, një fëmijë normal”.

Tv Klan