100 milionë lekë janë vënë në dispozicion për blerjen e protezave të gjymtyrëve.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ftuar në konferencën dytë ndërkombëtarë të Traumës bëri me dije se tashmë pacientët nuk kanë arsye t’i blejnë këto paisje, pasi do të sigurohen nga shteti.

Gjatë punimeve të konferencës, doli në pah se numri i traumave ka ardhur në rënie vitet e fundit.

Reagimi në kohë në rastet e aksidenteve është prioritar, ndaj Ministria e Shëndetësisë do të shtojë numrin e skuadrave të urgjencës në terren brenda muajit Qershor, e po ashtu, disa prej autoambulancave do t’u shtohen të tjera paisje mjekësore.

Tv Klan