presidenti-nishani-vlore-2

Festimet për Festën Kombëtare të Pavarësisë nisën nga qyteti i Vlorës, aty ku 102 vjet më parë Ismail Qemali e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.

Ceremonia zyrtare, e organizuar në sheshin e Flamurit, mblodhi krerët më të lartë të shtetit, Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit, Meta, Kryeministri Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Ngritja e Flamurit iu besua 2 kampionëve të peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Presidenti i Republikës, Kryeparlamentari dhe Kreu i Qeverise vendosën kurora me lule pranë monumentit të pavarësisë.

Aktivitete të tjera janë organizuar në disa qytete të vendit. E po kështu edhe në Prishtinë, Shkup e Ulqin.

Tv Klan