Me afrimin e merakatos së janarit shumë futbollistëve u përfundojnë kontratat e tyre. Madje me aq lojtarë sa mbeten të lirë mund të formohet një superekip futbolli, edhe me yje në përbërje. Zyrtarisht kontratat e tyre përfundojnë më 30 Qershor, por rregulli është që në 6 muajt e fundit të kontratës klubeve u lejohet të nisin zyrtarisht negociatat.

Icker Casillas përfundon kontratën me Porton. Në mbrojtje Juanfran i Atletico Madrid, Joao Miranda i Interit, Chiellini i Juventus dhe Daley Blind i Manchester United do të përbënin repartin më të mirë difensiv për një ekip të tillë.

Mesfusha do të kishte në përbërje lojtarë organizativë por edhe njohës së portës. Juan Mata i Manchester United, Gabi Fernandez, Herrera i Manchester United dhe Ozil i Arsenal janë futbollistë të gatshëm nëse më parë klubet e tyre nuk u ofrojnë një kontratë rinovimi.

Në sulm Alexis Sanchez i arsenal ka patur shumë oferta por në këtë repart, është ndoshta i paarritshëm Lionel Messi. Argjentinasi edhe pse nëpërmjet të atit menaxher ka siguruar se do të rinovojë me Barcelonën ende nuk e ka hedhur firmën në letër. Presidenti Bartomeu ka deklaruar se dëshiron ti ofrojë kontratë të përjetshme madje për të është vënë edhe klauzola e shitjes 400 milionë. Pikërisht këto klauzola do ta bënin një ekip të tillë thuajse të pamundur për tu formuar pasi sa i përket vlerës reale në Merkato 353 milionë euro, kjo është edhe e arritshme.

Tv Klan