Kjo vajzë është 1 nga 11 mijë e 200 aplikantët që gjetën një vend pune në Panairin e Punës. Në ditën e tretë dhe të fundit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi e vlerësoi Panairin si një nxitje për rritjen e punësimit.

“Jo të gjitha do jenë të suksesshme, por u vu kontakti i parë me kompaninë. Këto janë punë që i fiton nëpërmjet kompanive”,

deklaroi Ministri. Klosi theksoi nevojën për kualifikim të punonjësve, si e vetmja mundësi për të hyrë në tregun e punës.

“Panairi kërkon në mënyrë urgjente kualifikimi. Aplikoni në kurset e trajnimit profesional pasi janë falas, merrni një zanat, merrni një profesion, një liçencë që ju bën konkurent në treg. Në Korçë kërkoheshin 50 kasapë dhe nuk janë gjetur ende, edhe këtu në panair u kërkuan 100 shoferë taksie dhe nuk u gjetën”

, deklaroi Klosi. \

Panairi i Punës mbyll dyert në datën 30 prill.

Tv Klan