sport11 ekipe e kanë të sigurtë një vend në fazën tjetër të UEFA Champions League pas takimeve të javës së pestë. Real Madrid, Bayern Munchen, Chelsea dhe Porto duhet ta zhvillojnë ndeshjen e fundit vetëm për statistikë, pasi diferenca e pikëve me ndjekësit nuk i cënon kreun e grupit.

Shakhtar Donetsk është i dyti në Grupin H, ndërsa Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Arsenal, Paris Saint Germain dhe Barcelona duhet ende të luajnë për të përcaktuar pozicionin e tyre si ekipe të kualifikuar.

Një garë e hapur ende për 5 vendet e fundit që do të vijojnë aventurën në Champions.

Java e fundit në grupe do të jetë përcaktuese. 11 ekipe mund të shpresojnë ende matematikisht. Situatë më e ndërlikuar është në Grupin E, ku janë në të njëjtën kuotë pikësh Roma, CSKA Moskva dhe Manchester City.

Përballje direkte në Grupin C mes Monaco dhe Zenit. Në të njëtën situatë është edhe Grupin B, mes Liverpool dhe Basel. Por ekipi zvicerian kalon edhe me 1 barazim.

Në Grupin A, Juventus do t’i duhet vetëm të barazojë në takimin e fundit me Ateltico Madrid për të mos patur mendjen te sfida Olympiacos – Malmo. Ndeshjet e fundit në grupe do të zhvillohen më 9 dhe 10 dhjetor.

Tv Klan