Ka shkuar në 11 numëri i të arrestuarve si të lidhur me masakrën në Ankara që shkaktoi 37 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur. Lajmi u dha nga kryeministri turk Ahmed Davutollu i cili tha se “ka prova thuajse të sigurta që dëshmojnë se sulmi terrorist u krye separatistët kurdë të PKK.

Më herët, forcat e sigurisë turke thanë se një nga autorët e sulmit kamikaz ishte një grua, ndërsa autori i dytë është mashkull.

Zyrtarë turq, në kushte anonimati, thanë se ajo ishte nga qyteti i Karsit dhe ishte bashkuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit në vitin 2013.

Pas sulmit në Ankara presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan u zotua se “do të gjunjëzojë terroristët” dhe fill pas deklaratës së tij avionët turq vunë në shenjestër rebelët kurdë të PKK-së në veri të Irakut. 11 avionë ushtarakë bombarduan 18 shenjestra, përfshirë depo municionesh dhe vendstrehime.

Turqia është pjesë e aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e bashkuara të Amerikës kundër ISIS, ndërsa ka ndërmarrë prej kohësh edhe një fushatë bombardimesh kundër luftëtarëve kurdë në Siri dhe Irak. Muajin e kaluar një shpërthim pranë një autokolone ushtarake në Ankara, shkaktoi 28 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Tv Klan