Një 11 – vjeçar i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël pasi dalloi një tumor brenda fytit të saj.

Aaron East e dalloi masën kancerogjene pasi 7 – vjeçarja Amy po qeshte, ndërkohë që luanin bashkë.

Ai i tha menjëherë nënës së tij, 31 – vjeçares Carly dhe mjekët e diagnostikuan të miturën me një formë të rrallë kanceri.

Amy iu nënshtrua operacionit për heqjen e tumorit dhe familja e saj aktualisht po mbledh donacione në mënyrë që t’i nënshtrohet një terapie specifike në Amerikë.

amy

Nëna e të vegjëlve tha se ndihej tepër krenare për të birin pasi i shpëtoi jetën të motrës.

Ndërsa e vogla Amy tashmë e konsideron vëllain e madh si “heroin” e saj./tvklan.al