bizneset

Vlora dhe Durrësi kanë numrin më të madh të bizneseve të vogla dhe të mëdha të cilat janë në proces falimenti, pasi për të paktën 2 vjet nuk kanë paguar taksat dhe detyrimet në shtet. Sipas të dhënave të Drejtorisë së përgjithshme të tatimeve  për muajin shator nga  118 subjekte tregtare në proces falimenti, 36  ndodhen në Vlorë, 27 në Durrës, 10 në Gjirokastër dhe 8 në Tiranë. Pjesa tjetër janë të shpërndara në qytete të vogla të vendit.

Në qendrën Kombëtare të Regjistrimit këto bisnese me detyrime të pashlyere figurojnë si pasive, çka ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të kërkojë nga gjykata nisjen e procedurave të falimentimit.

13 prej këtyre subjekteve janë tatimpagues të mëdhenj. Përveç kësaj sipas një studimi të Open Data, në mesin e 13 kompanive të mëdha që janë në proces falimentimi janë edhe 7 biznese të cilat kanë kredi të këqija të pakthyera në bankat e vendit.

Në total borxhi që vetëm këto 7 biznese kanë në banka është 7.18 miliardë lekë. Të tilla në Shqipëri numërohen afro 35 kompani të cilat po abuzojnë me depozitat e qytetarëve shqiptare pasi vlera e pakthyer e kredisë shkon në 70 miliardë lekë. Për këto kompani  përfaqësues të biznesit dhe ekspertë kërkojnë falimentim të menjëhershëm dhe jo zvarritje në ristrukturimin e kredive.

Tv Klan