Në shërbimin e pediatrisë janë 12 fëmijë që po trajtohen për fruthin, ndërsa 5 të tjerë kanë lanë spitalin pas marrjes së mjekimit.

“Janë në gjendje të mirë, pa komplikacione, janë në gjendje të mirë, pa temperaturë dhe nuk kemi raste me komplikacione. Janë fëmijë nën 1 vjeç, por edhe disa mbi 1 vjeç që nuk kanë bërë vaksinën”.

Të enjten mjekët konfirmuan 2 raste të reja. Edhe pse për fat të mirë, rastet e deri tanishme nuk kanë shënuar forma të rënda të fruthit, mjekët apelojnë për vaksinimin e fëmijëve.

“Vaksinimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet”.

Për të parandaluar përhapjen e fruthit tek fëmijët e pa vaksinuar, Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar një plan masash, për shpërndarjen e vaksinave në qendrat shëndetësore për të rriturit, ndërsa për fëmijët që frekuentojnë çerdhet, kopshtet dhe shkollat po bëhet verifikimi i kartelës së vaksinave, e cila është kusht për të frekuentur institucionet arsimore publike.

Tv Klan