Megjithëse numri i emigrantëve në pikën e Idhomenit në anën greke të kufirit me Maqedoninë ka arritur në 13 mijë, autoritetet greke thonë se nuk do të përdorin forcën për t’i deportuar apo zhvendosur në vendstrehime të posaçme. Ndërkohë Presidenca e Holandës në Bashkimin Europian, pas mbylljes së rrugës së Ballkanit, shtetet anëtare duhet të strehojnë numrin e refugjatëve që kanë premtuar të marrin.

Klaas Dijkhoff, Ministri i Brendshëm i Hollandës:

“Kalimi i paligjshëm i refugjatëve përmes rrugës së Ballkanit ka marrë fund. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi në mbështetje të Greqisë dhe të zbatojmë detyrimet tona për shpërndarjen e refugjatëve, të asistojmë Frontex dhe Europol”

 

Komisioni Europian ka njoftuar se ritmi i shpërndarjes së refugjatëve vazhdon të mbetet jashtëzakonisht i vogël.

 Dimistris Avramopoulos, komisioner për migracionin dhe çështjet e brendshme:

“Janë afruar vende strehimi për 3400 azikërkues dhe vetëm 885 refugjatë janë shpërndarë. Ne duhet të arrijmë të shpërndajmë 6000 persona në muaj”.

Plani mes Turqisë dhe Bashkimit Europian,që përfshin edhe kthimin nga Greqia në Turqi të emigrantëve që nuk kualifikohen për statusin e refugjatit, synon ta trajtojë Turqinë si një vend të tretë i origjinës së sigurtë. Por për këtë Turqia duhet të japë garanci.

Tv Klan