Piktorë nga Shqipëria dhe Polonia i kushtojnë 15 piktura martirëve të fesë, që është edhe tema e ekspozitës së hapur në Galerinë e Arteve të Shkodrës.

Lartësimi i njeriut, besimi te Hyji, kalvari i vuajtjeve të martirëve, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe burgosja e shpirtit të lirë, është ajo për ç’ka flasin piktorët. 

Në mbyllje të ekspozitës, e vizitueshme deri në fund të Qershorit, do të ketë edhe një fitues, që do të përbëjë edhe simbolin e 40 meshtarëve dhe besimtarëve të shpallur martirë nga Vatikani, ceremoni e cila do të kryhet në Shtator, bashkë edhe me shenjtërimin e Nënë Terezës.

Tv Klan