Autoritetet britanike kanë nisur një hetim, pasi një 21-vjeçar u qëllua 13 herë nga oficerët e policisë. I riu, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Metro”, ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Të paktën 6 oficerë policie hapën zjarr në një pronë në Hackney, në Lindje të Londrës orët e para të së martës.

13 plumba dolën nga armët e oficerëve, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një armë që nuk i përkiste policisë. Policia lokale shkoi në një adresë në rrugën Mandeville, Clapton, pasi kishin marrë raportime për një grabitje me armë të një automjeti dhe situata duket se u përshkallëzua.

Autoritetet mbikëqyrëse të policisë kanë nisur një hetim, për të zbardhur veprimet e oficerëve që hapën zjarr. Rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje nuk janë zbardhur ende.

/tvklan.al