Në botëror 17% e lojtarëve me kombëtare tjetër

Në këtë botëror janë 137 lojtarë ose rreth 17% e totalit që nuk përfaqësojnë shtetin ku kanë lindur.

Më shumë se gjysma e ekipit të Marokut janë fëmijë emigrantësh apo që kanë zgjedhur të përfaqësojnë një tjetër shtet në dallim nga vendindja e tyre.

14 futbollistë kanë lindur jashtë territorit të vendit. Më pas renditen përfaqësuese të tjera nga Afrika si Tunizia dhe Senegali me nga 12 futbollistë secili. Në këtë listë është edhe Zvicra me Xherdan Shaqirin, i cili ka lindur në Gjilan, ndërsa Granit Xhaka nuk është përfshirë, sepse vendlindjen e ka Bazel.

Vetëm 4 skuadra i kanë futbollistët të lindur brenda kufijëve shtetërorë. Ato janë Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Argjentina dhe Brazili.

Tv Klan