14 telegrame që tregojnë sesi u organizua kuvendi i Vlorës. Të mundësuara nga shoqata e koleksionistëve mbarëkombëtarë dhe të ekspozuara për herë të parë në Muzuen Historik Kombëtar, ato janë korrespondenca e Ismail Qemalit më përfaqësuesit e krahinave të ndryshme në Shqipëri.

“Ka shumë gjëra të reja që evidentohen për përfaqësuesit në marrëdhëniet e qeverisë së përkohshme të Vlorës me ushtri të mbledhura turke, telegrame që i dërgohen nga Ismail Qemali ushtrive pushtuese, ushtrive greke që mos afrohen në një Shqipëri që është e pavarur”.

Më së shumti janë të shkruara në gjuhën osmane.

“Përkthimi i tyre është shumë i vështirë. Është e vështirë llogaritja jo e vitit, por e datave. Ne jemi mësuar me një histori që kemi lexuar dhe të censuruar. Dhe sot ne mundohemi që një pjesë e tyre t’ia paraqesim studiuesve”.

Telegramet, që për arsye sigurie Shpëtim Sala thotë që sollën kopje të origjinaleve, pas përkthimit dhe studimit do të jenë pjesë e një botimi për 106-vjetorin e Pavarësisë. Për t’u kthyer te 28-29 Nëntori i këtij viti, Muzeu Historik Kombëtar vazhdon traditën e përkujtimit me objekte, periodikë, fotografi dhe dokumente të kohës.

Tv Klan